partnerët

Elnor Furniture ka për synim të jetë kompania më e mirë në Kosovë. Kjo do të thotë se ne po ashtu duhet të rekrutojmë dhe mbajmë personelin më të mirë të kompanive në Kosovë. Elnor është një ndër organizatat më të suksesshme në Kosovë, vazhdimisht në rritje. Suksesin e kemi arritur me anë të profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore.

Ne operojmë në një mjedis me shërbime shumë konkurruese ku pritjet e konsumatorëve po rriten dhe teknologjia po evoluon me ritëm të shpejtë. Kjo është arsyeja se pse ne synojmë të rekrutojmë dhe mbajmë individët shumë të kualifikuar dhe me potencial të madh për t’u shërbyer kërkesave të konsumatorëve tanë.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth bashkimit me ekipin tonë shumë profesional. Nëse ju jeni individ kreativ, dinamik dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën tuaj atëherë vendi juaj është në Elnor. Ne ju ofrojmë paga konkurruese, mundësi për zhvillim të karrierës, dhe punë të shkëlqyer grupore. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik. Mundësi për zhvillim të karrierës dhe punë të shkëlqyer ekipore.